AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË

 
Përshkrimi Aktivitetet Projektet Botimet Te Reja Na kontaktoni

 

 
 
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, themeluar më 1972, është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit - akademikë, institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë. Aktualisht Akademia ka 30 anëtarë - akademikë.
Akademia ndahet në dy seksione: Seksioni i Shkencave Shoqërore Albanologjike dhe Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike. Në strukturën e saj, përfshihen gjithashtu Qendra e Enciklopedisë Shqiptare, Njësia e Projekteve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë, Sektori i  Botimeve dhe Biblioteka Shkencore Qendrore.
Funksionet kryesore Akademisë janë: kryerja e studimeve dhe kërkimeve me karakter teorik e praktik në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore albanologjike, natyrore e teknike dhe mundësimi i zbatimit të këtyre studimeve në praktikë; i ofron Qeverisë këshillimin dhe ekspertizën e nevojshme në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në zhvillimin e vendit; bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet e tjera kërkimore; përkrah dhe nxit pjesëmarrjen aktive të shoqatave, të fondacioneve shkencore  dhe bashkëpunëtorëve në veprimtarinë shkencore; organizimi i veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me shkencën.
 ......................

 

Kryetar
Akademik Teki BIÇOKU
Zëvendëskryetar
Akademik  Gudar
Beqiraj
Sekretar Shkencor
Akademik  Jani Thomai
 
         

Projekti TRAINASA

 

Academy of Sciences of Albania

 

Address: Sheshi “Fan Noli” Nr. 7, Tirana –

 

Albania,

 

Tel:  + 355 4 227476 , Fax: + 355 4 230305

Geonardo Environmental Technologies Ltd

 

Address: 7 Zahony Street, 1001 Budapest –

 

Hungary,

 

Tel:  + 36 1 250 6703 , Fax: + 36 1 436 9038

           
Përshkrimi Aktivitetet Projektet Botimet Te Reja Na kontaktoni

Dizenjuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë