ELECTRONIC RESOURCES FOR ALBANIA

    Download

    Flyer  |  Poster

    Lajmet e fundit

    [6 dhjetor 2012, Tiranë]
    Konferencë: Burimet elektronike
    për Shqipërinë sot dhe nesër

    Historia

    [25 janar 2012, Tiranë]]
    Promovimi i Projektit ERA2012.

    [28 janar 2011, Maribor]
    Takimi i ekspertëve ERA2011: Burimet elektronike për Shqipërinë në vitin 2011 (Morën pjesë përfaqësues të bibliotekave nga Shqipëria e Sllovenia, EIFL dhe IZUM).

    [24 shkurt 2011, Maribor]
    Drejtoresha e Bibliotekës Shkencore dhe Sekretari i Përgjithshëm Shkencor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë vizituan IZUM-in.

    [19 prill 2011, Tiranë]
    U nënshkrua marrëveshja e licencës për akses në burimet elektronike ProQuestCentral.

    Burimet elektronike për Shqipërinë

    Përmes Projektit ERA2012 (Electronic Resources for Albania) aksesi në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë është i disponueshëm pa pagesë për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekave në shumë institucione në Shqipëri.

    Qëllimet e projektit

    • Sigurimi i aksesit në burimet ndërkombëtare elektronike për të mbështetur arsimin, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e përgjithshëm.
    • Nxitja e botimit të rezultateve të kërkimit shkencor shqiptar në revista prestigjioze ndërkombëtare.
    • Sigurimi i infrastrukturës informuese për vlerësimin e rezultateve të kërkimit shkencor dhe identifikimin e kompetencave ndërkombëtare.

    Cilat burime elektronike janë të disponueshme?

    Burimet e mëposhtme janë të disponueshme për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekave në institucionet anëtare të Konsorciumit ERA2012 dhe Konsorciumit EIFL të Bibliotekave të Shqipërisë:

    BioOne Akses në baza të dhënash me tekst të plotë nga studime shkencore aktuale në biologji, ekologji dhe shkencat e mjedisit. Përfshin 71 revista shkencore me faktor të lartë ndikimi, botuar nga 129 shtëpi botuese jofitimprurëse.
    Cambridge Journals Online Akses në një koleksion shumëdisiplinor të 280 revistave kryesore që mbulojnë tema që përfshijnë shkencën dhe teknologjinë, mjekësinë dhe shkencat humanitare e sociale.
    ebrary Academic Complete Akses në një koleksion të plotë me mbi 70,000 libra elektronikë që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave të studimit. Remote Access
    EBSCO Academic Search Complete Akses në tekst të plotë të një koleksioni shumëdisiplinor me mbi 9,700 revista, që përfshijnë 7,800 revista të recensionuara. Janë të disponueshëm skedarë të mëparshëm në formatin pdf të mbi 100 revistave që nga viti 1887 si edhe janë siguruar referenca të cituara dhe të kërkueshme rreth 1,500 tituj. Remote Access
    Emerald Engineering eJournal Collection Akses në mbi 10,000 artikuj nga 19 revista kryesore ndërkombëtare në inxhinieri, shkencën e materialeve dhe teknologji. Remote Access
    Emerald Management eJournal Collection Akses në 100,000 artikuj të recensionuar, me cilësi të lartë nga mbi 250 revista prestigjioze të fokusuara në një gamë të gjerë të fushave të studimit duke përfshirë studime mbi biznesin dhe menaxhimin, bibliotekat dhe informacionin. Remote Access
    IOPscience Akses në 45 revista me factor të lartë ndikimi (përshirë 150 000 artikuj nga viti 2001-2011) që trajtojnë shkencën, mjekësinë dhe inxhinierinë.
    Multi-Science Journals Collection Akses në një gamë në zgjerim e sipër të mbi 20 revistave të recensionuara (përfshirë skedarët e mëparshëm) në fusha studimi si inxhinieria, ndërhyrja humane në mjedis, energjetika, akustika dhe shkenca e sporteve. Remote Access
    New England Journal of Medicine Akses në një revistë javore të mjekësisë së përgjithshme (si edhe në skedarë të mëparshëm që nga viti 1990) që bën të njohura rezultate të reja të kërkimeve mjekësore, recensione artikujsh, raporte të çështjeve dhe opinione redaktoriale në një larmi të gjerë temash të rëndësishme për shkencën biomjekësore dhe praktikën klinike.
    OECD-iLibrary Akses në një bibliotekë të integruar online të librave, revistave, dokumenteve dhe statistikave që përfshijnë një hapësirë të plotë të fushave të studimit. Këtu gjenden mbi 5 000 libra, 500 numra revistash, 2 500 dokumente pune, 2 200 përmbledhje shumëgjuhëshe, 22 baza të dhënash statistikore dhe 5 000 tabela në formatin excel.
    Oxford English Dictionary Online Akses në fjalorin më të madh të gjuhës angleze, që ofron kuptimet, historinë dhe shqiptimin e mbi gjysmë milioni fjalësh, të përdorshme sot dhe në të shkuarën, nga mijëvjeçari i kaluar. Remote Access
    Oxford Reference Online Akses në tekst të plotë të mbi 200 fjalorëve dhe titujve referencë që përfshijnë një varg të gjerë të fushave të studimit. Remote Access
    Oxford Textbook of Medicine Akses në librat shkollorë më të rëndësishëm, ndërkombëtarë, për mjekësinë, të cilët trajtojnë në mënyrë shteruese aspekte shkencore dhe praktika klinike të mjekësisë interne dhe nënspecialiteteve të saj, si edhe përfshin mbi 2 500 ilustrime dhe fotografi. Remote Access
    ProQuest Central Akses në një koleksion shumëdisiplinor të mbi 19,370 revistave—me mbi 13,010 tituj me tekst të plotë. Janë të disponueshme edhe përmbajtje joperiodike shtesë: mbi 50,000 disertacione dhe 300,000 raporte. Remote Access
    Taylor & Francis Library Akses në tekst të plotë të mbi 1400 revistave me cilësi të lartë dhe mirënjohura që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave të studimit – nga shkencat sociale dhe humanitare deri te shkenca dhe teknologjia. Remote Access
    Web of Knowledge

    Të disponueshme vetëm për Universitetin e Arteve:

    Alexander Street Drama Akses në afërsisht 6 000 shfaqje, si edhe materiale të pasura shtesë me mbi 40 000 faqe të burimeve referencë, pllakate, programe, foto dhe diagrame teatrale. Remote Access
    Alexander Street Literature Akses në mbi 600 000 faqe me poezi, tregime të shkurtra, romane dhe vepra eseistike. Remote Access
    Music Online: Listening Akses në pesë baza të dhënash që përfshijnë mbi 720 000 regjistrime të muzikës në streaming audio: Biblioteka e muzikës xhaz, Muzika bashkëkohore botërore, Smithsonian Global Sound® për bibliotekat, Biblioteka e muzikës klasike dhe Kënga amerikane. Remote Access
    Music Online - Reference Remote Access
    Music in Video Akses në tre baza të dhënash që ofrojnë mbi 2 000 orë video: Muzikë klasike në video, Opera në video dhe Kërcim në video. Të sinkronizuara, të konsultueshme, me transkripte të lëvizshme që shoqërojnë pothuajse të gjitha videot, duke përmirësuar lundrimin dhe aksesin. Remote Access

    Cilat institucione mund të aksesojnë burimet elektronike?

    Burimet elektronike mund t’i aksesojnë anëtarët e mëposhtëm të Konsorciumit ERA2012 dhe Konsorciumit EIFL të Bibliotekave të Shqipërisë:

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë       Biblioteka publike nr. 5, Tiranë
    Universiteti i Tiranës       Biblioteka publike, Durrës
    Universiteti Politeknik i Tiranës       Biblioteka publike "Marin Barleti", Shkodër
    Universiteti Bujqësor i Tiranës       Biblioteka publike, Fier
    Universiteti i Arteve, Tiranë       Biblioteka publike "Q. Baholli", Elbasan
    Universiteti i Sporteve, Tiranë       Biblioteka publike "Shefqet Musaraj", Vlorë
    Universiteti "Aleksandër Xhuvani", Elbasan       Biblioteka publike "Vexhi Buharaja", Berat
    Universiteti "Luigj Gurakuqi", Shkodër       Biblioteka publike, Kuçove
    Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës       Biblioteka publike "Thimi Mitko", Korçë
    Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë       Biblioteka publike, Krujë
    Universiteti "Fan S. Noli", Korçë       Biblioteka publike "Apostol Meksi", Gjirokastër
    Universiteti "Eqerem Çabej", Gjirokastër       Biblioteka publike, Kukës

    Si sigurohet aksesi?

    Aksesi në burimet e disponueshme elektronike për institucionet që e kanë këtë mundësi, është i autorizuar nëpërmjet adresave të regjistruara IP. Kjo do të thotë që stafi, studentët dhe përdoruesit e bibliotekës në institucionet që e kanë këtë mundësi, mund të aksesojnë tekste të plota të burimeve elektronike drejtpërdrejt nga rrjeti institucional.

    Në disa burime elektronike është i mundur edhe aksesi në largësi (nga kudo nëpërmjet emrit individual të përdoruesit dhe fjalëkalimit). Insitucionet që e kanë këtë mundësi mund t'ua ofrojnë aksesin në largësi stafit dhe studentëve të regjistruar, por jo përdoruesve të jashtëm të bibliotekës. Në këtë rast vërtetimi i përdoruesve bëhet përmes LDAP-së (Lightweight Directory Access Protocols) e cila mirëmbahet nga këto institucione.

    Biblioteka e Akademisë së Shkencave është përgjegjëse për regjistrimin e adresave IP si dhe për shpërndarjen e emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve për aksesin në largësi.

    Partnerët e projektit

    Ndonjë pyetje tjetër?

    Nëse keni ndonjë pyetje tjetër, ju lutemi kontaktoni:

    Nilda Bezhani, Menaxhere për aksesimin e burimeve elektronike
    Biblioteka e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
    Tel: 00355 692 363 702
    E-mail: nilda.projectera@gmail.com