- Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe
Me nismën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në tetor 2004 është ngritur Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, që funksionon si një forum shkencor kombëtar ndërakademik, i cili bashkërendon dhe orienton përpjekjet institucionale për mbrojtjen, zhvillimin dhe pasurimin e shqipes standarde, si mjet modern i komunikimit e i realizimit të jetës shtetërore, kulturore e shoqërore në hapësirën kombëtare. Këshilli përbëhet nga gjuhëtarë të njohur, specialistë në fushën përkatëse dhe drejtohet nga profesorët Shaban Demiraj dhe Rexhep Ismajli, bashkëkryetarë. Sekretar Shkencor i Këshillit është prof. Emil Lafe. Këshilli mblidhet periodikisht, shqyrton çështje sipas një programi, duke ngarkuar dhe komisione a grupe pune me specialistë të profilizuar për të studiuar e paraqitur probleme të fushave të veçanta, propozime dhe zgjidhje të argumentuara, të mbështetura në rezultate të kërkimit shkencor.
Ultimo aggiornamento ( Giovedì 03 Marzo 2011 10:39 )
Komisione