Projekte të Këshillit të Ministrave

Bazuar në Urdhrin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 61, datë 16.3.2010 - Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës, për kryerjen e studimit për gjendjen e erozionit detar dhe për përcaktimin e masave për mbrojtjen ndaj tij, u ngrit grupi ndërinstitucional i përbërë nga Ridvan Bode, Ferdinand Xhaferri, Fatmir Mediu, Ferdinand Pone, Lufter Xhuveli, Jorgaq Kaçani, Salvatore Bushati, Çerçis Durmishi, Adil Neziraj, me drejtues të institucioneve e specialistë: Marenglen Gjonaj, Ibrahim Milushi, Shaban Memija, Miranda Zeka, Saimir Beqiraj dhe me koordinator Çerçiz Durmishin.

Në studim morën pjesë institucione kërkimore shkencore universitare e jashtë tyre, me një pjesëmarrje të gjerë të specialistëve të fushave të ndryshme.

Çështjet kryesore ku u përqendrua studimi ishin: (i) Gjendja aktuale e vijës bregdetare dhe e ndryshimeve që ka pësuar ajo në dekadat e fundit, si dhe parashikime për dinamikën e lëvizjes së vijës bregdetare në të ardhmen, në tërësi dhe në veçanti për zonat e ndjeshme, të tilla si plazhet; (ii) dhënia e rekomandimeve për masat dhe ndërhyrjet e mundshme, që do të ndërmerren, duke përcaktuar ku dhe kur (sipas rendit përparësor), me qëllim frenimin e veprimit të erozionit detar dhe (iii) përcaktimi i kostos financiare të ndërhyrjeve, e shtrirë në kohë dhe hapësirë (sipas rendit përparësor), në segmente të veçanta të plazheve, si dhe i kostos së përgjithshme për një ndërhyrje të gjerë dhe të plotë. Lexo më shumë...

 

Ultimo aggiornamento ( Mercoledì 30 Marzo 2011 08:28 )