- Fjalor shpjegues i termave të botanikës. Hartimi dhe botimi i fjalorit me koordinator Akad. Prof. Dr. Jani Vangjeli, (AShSh) dhe Akad. Prof. Dr. Feriz Krasniqi (AShAK), me bashkëpunëtorë Akad. Asoc. Prof. Dr. Efigjeni Kongjika (AShSh) dhe Akad. Prof. Dr. Latif Susuri (AShAK). Ky projekt është në vijim të punës për botimin e dy fjalorëve të mëparshëm, Fjalori i emrave të bimëve dhe Fjalori i termave të botanikës, ky i fundit, shumëgjuhësh, të kryer po nga ky staf, e në këtë aspekt, synon grumbullimin e pasurisë gjuhësore në fushën e terminologjisë së botanikës. Lexo më shumë ...
- Fjalor Përkufizues i Termave të Informatikës (Anglisht-Shqip). Projekt i përbashkët i AShAK (Seksioni i Gjuhësisë dhe Letërsisë) dhe AShSh (Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike; Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë – Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fakulteti i Teknologjive të Informacionit – Universiteti Politeknik i Tiranës), me koordinatorë Akad. Prof. Dr. N. Frashëri (AShSh) dhe Prof. N. Caka (AShAK), me bashkëpunëtorë Akad. Prof. Dr. Gudar Beqiraj, Prof. Dr. A. Duro, Prof. Dr. B. Çiço, Prof. Dr. I. Ninka, Prof. Dr. K. Sevrani, 2009 – 2011. Lexo më shumë ...
- Klima dhe parametrat projektues për qytetet kryesore të Kosovës dhe të Shqipërisë me koordinatorë Prof. Dr. B. Lushaj (AShSh, INEUM) dhe Akad. korrespondent F. Krasniqi (AShAK, Instituti Hidrometeorologjik, Kosovë). Lexo më shumë ...
- Inventarizimi i virozave dhe shëndetësimi i materialit mbjellës të specieve frutore dhe vreshtave në Kosovë dhe Shqipëri. Hartimi i një manuali praktik. AShSh (SSHNT; FSHN - UT; UBT) dhe ASHAK (SShN), me koordinatorë të projektit Akad. Asoc. Prof. Dr. E. Kongjika (AShSh) dhe Akad. L. Susuri (AshAK), 2009 e në vazhdim. Lexo më shumë ...
- SPALKO: Sistemet pastorale dhe kultura pastorale, trashëgimi në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe planifikimin e territorit me koordinator të palës shqiptare, Prof. Dr. A. Proko (AShSh, SShNT) dhe të palës kosovare, Akad. L. Susuri (AshAK, SShN). Grupi i studiuesve shqiptarë përbëhet nga studiues nga Departamenti i Gjeografisë, Fakulteti i Histori-Filologjisë, Universiteti i Tiranës dhe Departamenti i Menaxhimit dhe Shfrytëzimit Pyjor, Fakulteti i Shkencave Pyjore, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Lexo më shumë ...
Ultimo aggiornamento ( Mercoledì 30 Marzo 2011 11:58 )
Bashkëpunim ASHSH - ASHAK