PROGRAMET KOMBËTARE PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM (2010 – 2012)


Aplikimi i Teknologjisë së Imazheve Radar (PSIn SAR) në vlerësimin dhe parashikimin e integruar të fenomeneve gjeodinamike (rrëshqitje dhe mbihedhjet), me qëllim zbutjen e pasojave në zonat urbane dhe turistike të rajonit Durrës-Kavajë, Projekt i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (ShGjSh) dhe Akademisë së Shkencave me drejtues shkencor Dr. M. Lamaj, A. Avxhiu, L. Moisiu (ShGjSh) dhe bashkëpunëtorë Akad. Prof. Dr. S. Bushati dhe Akad. Prof. Dr. N. Frashëri. Projekti financohet nga Programi Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim (më tej PKKZH) Biodiversiteti dhe Mjedisi (AKTI) 2010-2012.

Projekti synon eksperimentimin e përdorimit të imazheve satelitore, në veçanti të tipit radar (SAR ~ Synthetic Aperture Radar), për studimin e rrëshqitjeve të tokës në zonën Durrës – Kavajë dhe të dinamikës së vijës bregdetare në zonën e Semanit dhe Patokut. Grupi i Akademisë së Shkencave ka për objektiv studimin e dinamikës së vijës bregdetare. Gjatë vitit 2010 u realizuan vizita në terren në zonën e bregdetit të Semanit, ku u u vunë re dukuri të dinamikës së vijës bregdetare me pasoja negative për veprimtarinë ekonomike; grumbullim i imazheve satelitore me rezolucion të mesëm për periudhën 1970-2010; grumbullim i literaturës dhe softuerit për përpunimin e imazheve të radarit (SAR).


Studim emergjent arkeologjik i kalasë së Tiranës nëpërmjet teknologjive të reja gjeofizike të ERT dhe gjeoradarit. Projekt i Institutit të Gjeoshkencave, të Universitetit Politeknik të Tiranës, me drejtues Dr. H. Reci dhe bashkëpunëtorë Akademinë e Shkencave, Akad. Prof. Dr. S. Bushati dhe Akad. Prof. Dr. M. Korkuti dhe Geo & Co, S. Allkja, PKKZH Biodiversiteti dhe Mjedisi, 2010-2012 (AKTI).

Objektivat e Projektit janë futja e teknologjive të reja gjeofizike me metoda tomografike me teknikë instrumentale të ditëve të sotme. Testimet do të bëhen edhe me një metodë gjeofizike të përparuar, me gjeoradar. Do të punohet për optimizimin e metodikave të matjeve, përpunimin e interpretimit, duke u bazuar në kërkime e hulumtime edhe në site të tjera arkeologjike, si në Apolloni e ne Bylis.


Vlerësimi i Parametrave dhe Fenomeneve të Ndotësve të Ajrit dhe Impaktet në Mjedis, me drejtues shkencor Akad. Prof. Dr. F. Vila, në kuadrin e PKKZH, Biodiversiteti dhe Mjedisi 2010-2012, (AKTI). Institucioni kontraktues është FSHN i UT, në të cilin janë angazhuar Departamenti i Fizikës, Departamenti i Teknologjisë Kimike dhe Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar. Ndërsa institucionet që bashkëpunojnë janë Fakulteti i Shkencave Natyrore i Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër, (Departamenti i Fizikës, Kimisë dhe Biologji – Kimisë), si dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe Mjedisit.

Projekti ka si objektiv të përgjithshëm vlerësimin e parametrave dhe fenomeneve të ndotësve të ajrit në shtresat e ulëta të atmosferës dhe do të realizohet nëpërmjet përcaktimit të parametrave fiziko – kimikë, vlerësimit të fenomeneve atmosferike që ndodhin në shtresat e ulëta të atmosferës dhe njohjes së treguesve mjedisorë.

kryer monitorimet e përqindjeve numerike të aerosolev(0.3?, 0.5?, dhe 5?), si dhe joneve pozitive dhe negative, së bashku me variacionet e tyre ditore, në zonat rurale rreth qytetit të Shkodrës, në fshatra (Ranzë, Barbullush, Bushat, Stajkë, Shelqet), në fusha, ara, autostrada, kodra dhe në brigjet e lumit Drin, si edhe me parametrat e tyre atmosferikë dhe mjedisorë (temperaturë, presion, shpejtësi e erës), në kohë të mirë dhe në vranësirë.

Është studiuar përmbajtja e metaleve të rënda, (Ca, Mg, Zn, Cu, dhe Pu) në pluhurat e ajrit në qytetin e Shkodrës, të cilat ndikojnë në shëndetin e njeriut, duke shkaktuar sëmundje kronike dhe shpeshherë janë kancerogjene.


Studimi i fushës gjeomagnetike të Tokës në rrjetin mbështetës magnetik, rivlerësimi i anomalive magnetike dhe përzgjedhja e vendndodhjes së Observatorit të parë Magnetik të Shqipërisë, me drejtues P. Koshe, J. Skrami, P. Leka, I. Jata, H. Reci dhe me bashkëpunëtorë Akad. S. Bushati nga Akademia e Shkencave, në kuadrin e PKKZH, Biodiversiteti dhe Mjedisi 2010-2012, (AKTI). Institucioni kontraktues është Instituti i Gjeoshkencave të UT, në të cilin janë angazhuar Departamenti i Gjeofizikës së Aplikuar, ndërsa Institucionet që bashkëpunojnë janë Akademia e Shkencave, me ekspertizë të Institutit të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë (INGV)-Romë.

Ultimo aggiornamento ( Mercoledì 30 Marzo 2011 12:47 )