Asambleja eshte organi me i larte drejtues i Akademise. Asambleja mblidhet te pakten nje here ne vit. Ajo mblidhet edhe kur kete e kerkon nje e treta e pjesetareve te saj. Ne mbledhjen e Asamblese, pervec pjesetareve te caktuar me ligj, marrin pjese edhe te ftuar te tjere, me perjashtim te rasteve kur ne kete statut eshte parashikuar ndryshe. Ne Asamble kane te drejte vote vendimore anetaret e rregullt, anetaret e perhereshem dhe anetaret e asociuar te Akademise, sipas ligjit, pervec rasteve kur ne kete Statut parashikohet ndryshe. Asambleja shqyrton dhe miraton drejtimet kryesore te veprimtarise shkencore te Akademise; vendos per ceshtje te tjera te rendesishme me karakter shkencor e organizativ; miraton Statutin dhe ndryshimet, qe mund te behen ne permbajtjen e tij; shqyrton dhe miraton raportet e Kryesise per veprimtarine e pergjithshme te Akademise; shqyrton probleme te zhvillimit perspektiv te shkencave ne vend dhe u paraqet propozime organeve kompetente.
Asambleja e ASH