Më 15 qershor 2011, Akademia e Shkencave e Shqipërisë priti nobelistin me origjinë shqiptare Ferid Murati. Në pritjen zyrtare të organizuar për nder të tij dhe të personave që e shoqëronin, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik Gudar Beqiraj i dorëzoi Prof. Ferid Muratit medaljen “Nderi i Akademisë”, me motivacionin "Për kontribute të shquara në zhvillimin e fiziologjisë e mjekësisë". Gjatë bisedës, nobelisti Ferid Murati u informua për veprimtarinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, arritjet dhe bashkëpunimet e saj me komunitetin shkencor, universitetet, shoqërinë civile dhe biznesin brenda dhe jashtë vendit, si dhe u shkëmbyen mendime të vlefshme për ecurinë dhe mbarëvajtjen e kërkimeve shkencore në Akademi e përgjithësisht në vendin tonë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua kujdesit që duhet treguar për kërkuesit e rinj.
Ultimo aggiornamento ( Giovedì 30 Giugno 2011 07:38 )
Çmime