Buletini “Journal of Agriculture of Animal Production Science for the Rural Development” (Kërkimi Shkencor në Bujqësi dhe Prodhimin Shtazor për Zhvillimin Rural ‘JAAPSRD’) është botim i përbashkët i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe “Fondacionit Shkencë, Tekonologji, Shërbim Këshillimor për zhvillimin e Fermës” BLELAL., që ka filluar aktivitetin botues në vitin 2011. Në të botohen punime (në anglisht dhe shqip) origjinale shkencore në të cilët trajtohen çështje të shkencave bujqësore, mjedisit, biodiversitetit, prodhimit shtazor, përmirësimit gjenetik të bimëve e kafshëve, fiziologjisë së rritjes dhe të ushqyerit të gjësë së gjallë, ekonomisë bujqësore, probleme të zhvillimit të bujqësisë dhe sistemeve tradicionale të prodhimit, çështje të zhvillimit të qëndrueshëm rural, etno-agroturizmit, çështje sociale, kulturore dhe të zhvillimit të legjislacionit në fushat e mësipërme, etj. Në këtë buletin, kërkuesit shkencorë të vendit dhe të huaj, publikojnë studime bibliografike, referime e kumtesa të paraqitura në Simpoziume, Konferenca dhe Kongrese shkencore, rezultate të kërkimit të aplikuar për zbatimin e teknologjive bashkëkohore në prodhimin bujqësor, blegtoral, studime të florës e faunës së egër, trajtime problemore për zhvillimin e integruar bujqësor, biofermën, cilësinë dhe sigurinë ushqimore etj. Buletini drejtohet nga një Bord Botues, në të cilin krahas përfaqësuesve të dalluar për kontributet shkencore nga bota akademike e shkencore e vendit, bëjnë pjesë edhe personalitete shkencore dhe akademike nga vende të ndryshme të Europës. Kryeredaktor i Buletinit është Prof. Dr. K. Kume. Nga Akademia e Shkencave marrin pjesë në Bordin Botues Akad. Prof. Dr. S. Bushati. Akad. Prof. Dr. J. Vangjeli dhe Akad. Asoc. Prof. Dr. E. Kongjika. Gjatë vitit 2011, doli numri i parë i Buletinit shkencor KShBPShZhR; 1(1), viti I (ISSN 2224-7718). Në këtë numër janë botuar 18 artikuj shkencorë nga autorë shqiptarë dhe të huaj.
Klikoni për të lexuar buletinin ...