Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë do të organizojnë një Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me temë: Sistemi “Liqenet Ohër – Prespë”, gjendja aktuale - problematika dhe perspektiva, që do të zhvillohet në muajin tetor 2013, në Ohër dhe në Pogradec. Klikoni për më shumë...
Veprimtaritë që do të zhvillohen nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë për festimin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë
Akademia Solemne:
- Konferencë shkencore me personalite të shquara në fushën e historisë dhe albanologjisë nga Shqipëria, Maqedonia e diaspora shqiptare si dhe studiues të huaj;
- Program artistik i përzgjedhur në TOB (me të ftuar nga rreth 40 akademi të Rrjetit të Akademive të Europës);
Botime:
- Album kushtuar figurës së Ismail Qemalit,
- Botim për Lidhjen e Prizrenit;
- Numër special i revistës Studia Albanica;
- Botim special kushtuar veprimtarisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në 40- vjetorin e krijimit të saj;
Konferenca shkencore:
- Konferenca shkencore ndërkombëtare “Studimet gjuhësore dhe kulturore shqiptaro-greke: arritje dhe perspektiva”;
- Konferenca shkencore ndërkombëtare “Liqenet e Ohrit dhe Prespës: gjendja dhe ardhmëria e zhvillimit në rajon”;
- Konferenca shkencore ndërkombëtare “Zhvillimi i Teknologjive të Informacionit: teoria dhe teknologjia”;
Veprimtari te tjera:
- Përurimi i veprave të Prof. dr. Titos Yoalas për studimet në fushë të albanologjisë;
- Dhënie e titullit “Akademik Nderi”, për personalitete të huaja me kontribut të shquar per Shqipërinë e veçanërisht në shkencat e Albanologjisë;
- Leksione kushtuar Edukimit në shkencë për inovacionet në Kërkim e Zhvillim;
- Përurimi i produktit të ri shkencor: Përdorimi i teknologjisë tomografike, një inovacion i Kërkimit dhe Zhvillimit (në kuadër të programit të ASH-së për nxitjen e kërkuesve teë rinj);
- Përurimi i botimit Manuali për prodhimin e fidanëve të çertifikuar në pemët frutore dhe vreshta;
- Përurimi i Fjalorit shpjegues të termave të botanikës;
- Botimi i dy numrave të revistës Albanian Journal Natural and Technical Sciences (AJNTS)
Së Shpejti