Paraqitet libri "Sëmundjet e pemëve frutore dhe hardhisë" përgatitur nga akademik Latif Susuri dhe Prof. Asoc. Arben Myrta


Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, organizoi ditën e hënë, në datën 28 maj 2012, në orën 11:00, në sallën “Aleks Buda”  paraqitjen e librit “Sëmundjet e pemëve frutore dhe hardhisë”, me autorë Akademik Latif Susuri dhe Prof. Asoc. Arben Myrta.

Si vepra e parë në fushën e fitopatologjisë, ky botim bashkëkohor do të ndihmojë autoritetet dhe fermerët shqiptarë e kosovarë në vlerësimin e gjendjes të dru-frutoreve dhe hardhive, duke ndikuar në të ardhmen e prodhimit të fidanëve të kultivarëve të ndryshëm. Investimet e shumta në këtë sektor kanë rritur interesin për botime shkencore dhe këshillimore, të nxitura dhe nga politikat shkencore të të dy Akademive.

Në këtë veprimtari morrën  pjesë Akademikë, personalite të fushës, si edhe përfaqësues të strukturave shtetërore të bujqësisë e të ushqimit.