Seksionet jane njesi shkencore, te cilat, ne pershtatje me vendimet e Asamblese, te Keshillit Ekzekutiv dhe te Kryesise se Akademise, realizojne detyrat e percaktuara ne Ligjin dhe ne Statutin e Akademise. Seksionet ndahen ne:
  1. Seksioni i Shkencave Shoqerore dhe Albanologjike
  2. Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike

Ato orientojne, organizojne, bashkerendojne dhe ndjekin veprimtarine shkencore ne fushat e shkencave qe mbulojne; ndjekin gjendjen dhe zhvillimin e shkencave qe mbulojne, studiojne dhe paraqitin perspektivat e zhvillimit te ketyre shkencave, bejne propozime per ngritje institutesh e qendrash shkencore, per ngritje grupesh te vecanta per studime nderdisiplinore, per ngritje komisionesh studimi per probleme te caktuara te rendesishme, duke aktivizuar edhe specialiste te jashtem; bejne propozime dhe marrin masa per organizim kongresesh, konferencash, simpoziumesh e seminaresh shkencore me karakter kombetar e nderkombetar per probleme nderdisiplinore; caktojne kriteret themelore per botimet akademike te profilit te tyre; botojne revista shkencore te specializuara, redaksite e te cilave funksionojne prane ketyre seksioneve; percaktojne kerkesat financiare per botime; diskutojne e japin mendim per botimin e veprave akademike te fushave perkatese; shqyrtojne zbatimin e kerkesave te aplikimeve dhe japin mendim paraprak per kandidatet qe aplikojne per akademike te rregullt e te asociuar. Seksioni perbehet prej anetareve te rregullt, anetareve te perhershem dhe anetareve te asociuar te Akademise. Seksioni drejtohet nga kryetari i tij. Kryetari i Seksionit therret dhe drejton mbledhjet e Seksionit.