Akademia e Shkencave boton nje numer te madh monografish, veprash shkencore, si edhe periodikesh, duke mbuluar kesisoj nje spekter te gjere te rezultateve te shkences shqiptare ne fushat humanitare, fizike e natyrore dhe shkencat e tjera te kryqezuara.

Veprat prestigjioze te botuara deri me tani (me shume sesa 300 tituj) nga kjo Akademi mbeten pika referimi te sigurta dhe maten me nivele te perparuara te rajonit e te kontinentit per ceshtje thelbesore dhe kyc te historise, gjuhes, tradites dhe ne pergjithesi kultures sone kombetare. "Fjalori i gjuhes se sotme shqipe", "Gramatika e gjuhes shqipe", "Historia e popullit shqiptar", "Historia e letersise shqiptare", "Atlasi klimatik i Republikes se Shqiperise", "Flora e Shqiperise", "Rajonizimi sizmik i RPSSH", "Harta gjeologjike e Republikes se Shqiperise", "Gjeografia fizike e Shqiperise" etj. jane fryt i nje pune te gjate dhe mbajne firmat e personaliteteve me ne ze te shkences shqiptare. Ne vitin 2008 pane driten e botimit tri vepra: Fjalor enciklopedik shqiptar [ne tre vellime], Atlasi dialektologjik i gjuhes shqipe dhe Harta arkeologjike e Shqiperise.

Fjalor enciklopedik shqiptar, veper madhore dhe qe do te sherbeje per nje kohe te gjate si nje nga burimet me te besueshme, objektive dhe ndertuar sipas kriteresh te rrepta shkencore per ceshtjet me themelore qe lidhen me shqiptaret, qe nga origjina e tyre deri ne ngjarje aktuale. Klikoni per te lexuar parathenien e kesaj vepre ...

Atlasi dialektologjik i gjuhes shqipe, fryt i bashkepunimit intensiv midis institucioneve te ndryshme ne Itali: CNR, Universiteti i Napolit etj. dhe Akademise se Shkencave te Shqiperise (Instituti i gjuhesise dhe Letersise). Vlera shkencore e shumefishte e Atlasit dialektologjik te gjuhes shqipe, rezultat i hulumtimit te te gjitha varianteve gjuhesore te shperndara ne territorin albanofonon, si edhe ndikimi i Atlasit per hulumtime te metejshme, dhe per te aplikuar rezultatet ne kontekstin e planifikimit per promovimin e kultures gjuhesore, e ben ate sot vepren me domethenese ne fushen e gjeografise gjuhesore. Kuadri qe del nga fenomenet gjuhesore ne fjale eshte shume i gjere dhe mbulon fonetiken, morfologjine, sintaksen (Vellimi I) dhe leksikun (Vellimi II) dhe pasqyrohet ne hartat gjeografike me ngjyra, per te lehtesuar leximin e simboleve qe perfaqesojne varietetet e fenomeneve gjuhesore.

Harta arkeologjike e Shqiperise, nen drejtimin e Pierre Cabanes dhe bashkepunimin e profesoreve Muzafer Korkuti, Apollon Bace, Neritan Ceka dhe me mbeshtetjen e UNESCO-s dhe Cooperazione Italiana allo Sviluppo eshte nje harte arkeologjike e Shqiperise qe trajton njera pas tjetres Prehistorine dhe Antikitetin. Periudhat prehistorike jane paraqitur natyrisht duke ndjekur kronologjine, qe nga paleoliti deri ne periudhen e hekurit; perkundrazi, per Antikitetin, eshte parapelqyer te ndiqet nje plan gjeografik, sipas krahinave, duke filluar nga Shqiperia e Jugut (Kaonia), per te kaluar pastaj ne krahinen e Apolonise, Bylisit dhe Amanties, pastaj ne ate te Elbasanit dhe Korces, duke ndjekur rrugen Egnatia pergjate lugines se Shkumbinit deri ne pellgun e Korces; me ne veri shkohet ne krahinen e Dyrrahut, e me tej ne Lis dhe Shkoder. Per cdo vendbanim, autoret bejne nje paraqitje te historise se krahines ose te vendbanimit dhe pastaj nje pershkrim te monumenteve, te shoqeruar me harta, rilevime dhe dokumente figurative, duke percaktuar gjendjen e tyre aktuale te ruajtjes dhe restaurimet e ngutshme. Ky punim do te jete nje mjet i dobishem per njohjen e qendrave arkeologjike me te rendesishme te Shqiperise, qe perfaqesojne tiparin dallues te pasurise se larmishme te trashegimise kulturore te ketij vendi. Njeherazi, ai eshte shprehje e drejtperdrejte e idese se Deklarates Universale te UNESCO-s qe e percakton kete si "nje mjet per t'u perfshire ne nje qenesi intelektuale, ndjenjash, morale dhe shpirterore qe te sjellin satisfaksion dhe krenari". Kjo Harte vjen pas pervojes se vyer te botimit, ne vitin 2006, te Hartes Arkeologjike te Kosoves, rezultat i natyrshem i bashkepunimit te dy Akademive, asaj te Shqiperise dhe Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves. Kjo nisme do te pasohet nga nje vellim i dyte, qe do te beje te njohura arritjet e kerkimeve arkeologjike per epoken bizantine dhe periudhen otomane.

Ne programin e botimeve nje vend te shenjuar zene periodiket: Deri ne vitin 2007 Akademia me Institutet e saj botonte disa periodike: Studime filologjike, Studia Albanica, Studime historike, Iliria, Candavia, Studime biologjike, Studime Gjeografike, Ceshtje te folklorit etj. Sot ajo boton dy periodike ne gjuhe te huaj, ku perfshihen artikuj, studime, rezultate konferencash dhe simpoziumesh kombetare dhe nderkombetare per ceshtje te ndryshme me interes shkencor dhe praktik: Studia Albanica, reviste vjetore me karakter humanitar, kryesisht ne gjuhen frenge dhe AJNTS - Albanian journal of Natural and Tecnichal Sciences, reviste 6-mujore, ne gjuhen angleze, numri i pare i se ciles eshte botuar ne vitin 1996, qe mbulon te gjitha fushat e shkencave natyrore-teknike.

Ne Akademine e Shkencave funksionon nje Keshill botimesh, ku marrin pjese akademike dhe punonjes me pervoje te shkences. Kryetar i Keshillit eshte Akad. Prof. Gudar BEQIRAJ.