Funksionet kryesore të Akademisë:
- të bashkëpunojë me institucione kërkimore dhe mësimore brenda e jashtë vendit, të cilat kanë kapacitete të nevojshme fizike për kërkim;
- të propozojë fusha të reja kërkimore e studimore, në përputhje me nevojat e zhvillimit të vendit;
- t'u ofrojë institucioneve të larta shtetërore këshillimin dhe ekspertizën e nevojshme në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për zhvillimin e vendit;
- të organizojë kongrese dhe konferenca shkencore e problemore në shkallë kombëtare e ndërkombëtare;
- të krijojë komisione ad-hoc për prioritete të kërkimit dhe të zhvillimit; të organizojë konkurse dhe dhënie çmimesh shkencore etj.
Funksionet