Akademia e Shkencave e Shqiperise gjen zanafillat e saj qe ne vitin 1750, kur u krijua ne Voskopoje e ashtuquajtura "Akademia e Re". Ne ate kohe ajo ishte njeherazi shkolle e mesme dhe qender kulturore e mirenjohur jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj. Ndonese "Akademia e Re" nuk kishte as strukturen, as detyrat e Akademive ne vende te tjera te Europes, ajo ishte e lidhur me trashegimine dhe zhvillimet kulturore te popullit shqiptar. Shqiperia dhe shqiptaret kane qene per shekuj nen sundime e administrime te huaja, por ata munden te mbijetonin duke ruajtur e duke zhvilluar gjuhen dhe kulturen e vet origjinale. Ne shekuj nuk kane munguar perpjekjet e shqiptareve per te levruar dijet e tyre. Kontributet kulturore dhe shkencore te tyre mund te hasen jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne shume vende europiane e me tej. Ato kane lene gjurme ne tri fusha kryesore:

  1. ne fushen humanitare (filozofi, histori, letersi, teologji, folklor) nga njerez si Dhimiter Frengu (1443-1525); Gjon Buzuku (shekulli XVI); Marin Barleti (rreth 1460-1512); Pjeter Budi (1566-1623); Frang Bardhi (1606-1643); Pjeter Bogdani (1625-1689) etj.;
  2. ne fushen e artit (nga muzikante, piktore dhe skulptore) sic eshte Jan Kukuzeli (1010-1075) - figura me e njohur ne muzike; piktori me i njohur Onufri (shekulli XVI), piktoret e shekullit XVIII: David Selenicasi dhe Konstandin Shpataraku etj.;
  3. ne fushen e shkences nga dijetare si Gjon Gazulli (1400-1465), astronom dhe matematikan; Leonik Tomeu (1456-1531), astronom, filozof dhe profesori i Nikola Kopernikut ne Universitetin e Padoves etj.

Pushtimet e njepasnjeshme demtuan dhe penguan zhvillimin kulturor dhe perparimin e vendit, por nuk munden te nderpritnin trashegimine kulturore shqiptare dhe te tjetersonin origjinalitetin e artit e te kultures popullore shqiptare. Per shkak te ketyre rrethanave historike shqiptaret mbeten prapa ne zhvillimin e tyre kulturor dhe shkencor ne krahasim me disa vende te tjera. Madje edhe deshmite e para te rendesishme te shkrimit shqip e te letersise shqipe jane te shekullit XVI (Gj. Buzuku 1555, L. Matrenga 1592), ndonese shqipja eshte nje nga gjuhet me te lashta indoeuropiane. Nje tradite e shendoshe letrare dhe kerkimesh shkencore per gjuhen dhe lashtesine e kombit tone u krijua te arbereshet e Italise, sidomos pas themelimit te Kolegjit te Palermos dhe Kolegjit te Shen Adrianit (ne Shen Miter te Kalabrise) ne vitet '30 te sh. XVIII. Veprat e Engjell Mashit, Vincenc Dorses, Dhimiter Kamardes, Jeronim De Rades etj. terhoqen vemendjen e botes shkencore dhe nxiten zhvillimin e studimeve shqiptare. Edhe te arvanitasit ne Greqi zhvillohet interesimi per te ndricuar shkencerisht historine dhe gjuhen e vet dhe per te argumentuar kerkesat politike te popullit shqiptar (A Kullurioti etj.).Rilindja Kombetare, nga gjysma e dyte e shekullit XIX, me perpjekjet e saj per te zgjuar ndergjegjen tone kombetare, ne lufte per liri e pavaresi, per te afirmuar kombin dhe kulturen shqiptare, i dha nje shtytje te madhe perparimit te mendimit shkencor per ceshtje te historise se popullit shqiptar, te traditave e te gjuhes se tij, per perhapjen e arsimit ne gjuhen amtare, per njesimin e alfabetit te gjuhes shqipe, gjithashtu per levrimin dhe perpunimin e dijeve fillestare ne dege te ndryshme te shkences. Shume figura te ndritura te kombit shqiptar, si Sami Frasheri, Hasan Tahsini, Refat Frasheri etj., megjithese e zhvillonin veprimtarine e tyre jashte atdheut, u perpoqen jo vetem per liri dhe pavaresi, por edhe per zhvillimin e arsimit, te kultures dhe te shkences shqiptare. Pas Shpalljes se Pavaresise ne nentor 1912, me perpjekjet e intelektualeve dhe te studiuesve me ne ze shqiptare, u krijuan disa qendra kulturore dhe klube qe kryenin edhe funksione studimore, ne disa prej qyteteve kryesore te Shqiperise. Keto perpjekje te para per te krijuar shtratin e shkences shqiptare u shtuan dhe u bene me te organizuara me konsolidimin e shtetit shqiptar pas Kongresit te Lushnjes. U ngriten disa sherbime te vecanta qe kryenin edhe ndonje funksion studimor, si Sherbimi veterinar ose epidemiologjik (1928), ferma e Xhafzotajt e ndonje tjeter. Edhe kerkues te huaj, si F. Nopca, H. Luis, F. Markgraf, A. Hajek, E. Durham, L. Rei etj., dhane ndihmesen e tyre te cmuar per zhvillimin e studimeve shqiptare, duke cuar me tej traditen e studimeve albanologjike te sh XIX. Gjate viteve te Luftes se Pare Boterore dhe me pas u hulumtuan jo vetem gjuha, etnologjia e historia e shqiptareve, por edhe gjeologjia e pasurite natyrore, relievi, bimesia, dhe u bene hulumtime e germime arkeologjike. Ne keto hulumtime e studime filluan te merrnin pjese e te bashkepunonin edhe specialistet shqiptare qe po pergatiteshin ne universitetet e huaja. Gjuha shqipe, historia dhe kultura popullore, letersia, arti dhe traditat, qene fushat kryesore te kontributit te tyre vetjak. Kjo veprimtari shkencore nisi te marre formen e vet me te plote dhe te zhvillohej me tej gjate viteve tridhjete-dyzet, kur mjaft intelektuale, te shkolluar jashte vendit, hodhen themelet e studimeve shqiptare si: Aleksander Xhuvani, Kostaq Cipo, Eqrem Cabej, Bilal Golemi, Gjovalin Gjadri, Hasan Ceka etj. Nje perpjekje e pare per te organizuar veprimtarine shkencore u be me krijimin e Institutit te Studimeve Shqiptare (1943), por ne kushtet e luftes dhe te pushtimit ky institucion nuk mundi te realizonte nxitjen dhe zhvillimin e kerkimeve shkencore. Pas clirimit te vendit u ngrit Instituti i Studimeve (1946), i cili u riorganizua si Institut i Shkencave (1948), qe u be vatra e pare e kerkimeve dhe e veprimtarise shkencore te organizuar Me 1957 u themelua Universiteti i Tiranes, qe perfshiu edhe Institutin e Shkencave dhe hodhi bazat per pergatitjen e kuadrit shkencor per te gjitha fushat ne vend. Per te perballuar nje problematike gjithnje e me te shtrire, duke filluar nga fundi i viteve '60 e me pas, u ngrit nje rrjet institucionesh shkencore me te specializuara ne fusha te vecanta, disa syresh me theks me te spikatur zbatues. Puna e tyre hulumtuese eshte pasqyruar ne nje varg revistash shkencore ne gjuhen shqipe e ne gjuhe te huaja, si edhe ne permbledhje joperiodike. Deri ne vitin 1972 ne vendin tone vepronin 25 institucione kerkimore-shkencore. Ne keto kushte u be e domosdoshme nevoja e ngritjes se Akademise se Shkencave si nje institucion kerkimor-shkencor kombetar.Keshtu me 10 Tetor 1972 me dekret te Presidiumit te Kuvendit Popullor u vendos krijimi i Akademise se Shkencave te Shqiperise. Mbledhja e pare e Asamblese se Akademise se Shkencave u mbajt me 25 janar 1973. Prof. Aleks Buda u zgjodh Kryetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise. Midis themeluesve te saj spikatnin shkencetare te shquar si Eqrem Cabej, Mahir Domi, Kole Popa etj. Ne fillimet e saj Akademia kishte 17 anetare dhe 5 anetare korrespodente dhe funksiononte me nje varg institutesh, te shkencave shoqerore dhe albanologjike , si edhe te shkencave natyrore dhe teknike. Deri ne fund te viteve '80 ndaj veprimtarise shkencore ndikuan nje varg kufizimesh te karakterit jashteshkencor, kryesisht te natyres politike e ideologjike. Ato cenonin, sidomos fushen e shkencave shoqerore, kerkimet akademike, impononin gjykime aprioristike, beheshin pengese per vleresime objektive te disa arritjeve shkencore bashkekohore e per zbatimin e tyre. Lidhjet nderkombetare te shkencetareve shqiptare, pjesemarrja ne veprimtari nderkombetare, shkembimet shkencore dhe akademike, ndonese nuk mungonin, ishin mjaft te kufizuara si pasoje e izolimit te vendit dhe e klimes politike. Studimet shkencore te kryera nga institutet e Akademise se Shkencave kane zgjidhur nje varg problemesh te rendesishme te lidhura me njohjen e historise, gjuhes e kultures se popullit shqiptar, me njohjen e natyres e te pasurive natyrore te vendit, me futjen dhe perdorimin e metodave e te teknologjive te perparuara ne prodhimin industrial e bujqesor, me permiresimin e mbrojtjes se mjedisit e te shendetit te popullsise etj. Ne fillim te vitit 2008, pas nje reforme ne kerkimin shkencor, institutet shkencore u shkeputen nga varesia e Akademise. Sot Akademia e Shkencave e Shqiperise ka marredhenie bashkepunimi me akademi shkencore kombetare te rajonit si dhe me akademi te tjera te botes. Keshtu ajo ka marredhenie bashkepunimi me: Austrine, Britanine e Madhe, Bullgarine, Egjiptin, Italine, Kinen, Kroacine, Malin e Zi, Maqedonine, Polonine, Rumanine, Rusine, Sllovenine, Turqine. Bashkepunimi me Akademine e Shkencave dhe te Arteve te Kosoves eshte shume i ngushte. Me te realizohen shume veprimtari dhe studime te perbashketa. Akademia e Shkencave e Shqiperise eshte anetare e disa organizmave shkencore nderkombetare si: Federata Evropiane e Akademive Kombetare te Shkencave (ALLEA); Grupimi Interakademik (IAP); Akademia e Mesdheut; Akademia Evropiane e Arteve, Shkences dhe Lendeve Humane; Akademia Boterore per te Drejtat e Njeriut; Qendra e Studimeve te Vendeve te Detit te Zi; Keshilli Nderakademik per Evropen Juglindore.