Biblioteka e Akademise se Shkencave eshte themeluar ne vitin 1975, njeherazi me krijimin e Akademise se Shkencave. Biblioteka e Akademise ka karakter special. Ajo kryen nje sherbim me cilesi te larte per kerkimin shkencor, duke zhvilluar dhe promovuar nje informacion te gjere dhe shumedisiplinor jo vetem ne gjuhen shqipe, por edhe ne gjuhe te tjera. Ajo konsiderohet qendra kryesore e informimit te mirefillte shkencor ne Shqiperi. Biblioteka ka nje trashegimi te pasur prej rreth 180 000 vellimesh dhe shume periodike qe mbulojne te gjitha subjektet e kerkimit shkencor ne institutet e saj. Sidomos me vlere te posacme jane traktatet gjuhesore te autoreve shqiptare dhe punimet origjinale te albanologeve te huaj, si dhe vepra origjinale te arberesheve dhe arvanitasve. Materiali eshte kataloguar sipas Klasifikimit Dhjetor (KDU) dhe rregullave anglo-amerikane te katalogimit (AACR2). Ne BASh eshte instaluar programi CDS/ISIS dhe ka filluar katalogimi i automatizuar i hyrjeve te reja. Shume shpejt kjo biblioteke do te kete sherbimin e shfrytezimit te katalogut on-line. BASh eshte anetaresuar ne IFLA dhe bashkepunon sidomos ne sektorin e shkembimit bibliotekar me shume biblioteka ne bote. Biblioteka boton nje Buletin periodik te hyrjeve te reja. Ajo eshte edhe qender e promovimit te seminareve dhe takimeve te ndryshme me karakter shkencor. Biblioteka e Akademise eshte njesia baze per informim te produkteve shkencore teknollogjike dhe innovacioneve te anetareve te Akademise ne organet qendrore, institucionet qeveritare, ato kerkimore shkencore, universitetet, subjektet e interesuara shteterore e private si dhe shoqerine civile. Ajo kryen te gjithe korespondencen ne lidhje me shkembimet e literatures, brenda dhe jashte vendit.