Pjesëmarrje në Konferencën e 87-të të Union Akadémique Internationale (UAI). Klikoni për info....

 


Njoftim


Në kuadrin e veprimtarive për 100 vjetorin e shalljes së shtetit të pavarur shqiptar, më 1920 Tetor 2012, në Universitetin e Gjenevës, Zvicër, u organizua veprimtaria “Ditët e Kulturës Shqiptare” me pjesëmarrje të studjuesve nga Universiteti i Gjenevës dhe nga akademikë e profesorë nga Shqipëria. Zv. kryetari I ASHSH, prof. Muzafer Korkuti, mbajti referatin “Kërkimet Arkeologjike të viteve 2011-2012 në Shqipëri, kurse akademiku Fatos Konkoli zhvilloi bisedën “Një pasdite në shoqërinë e shkrimtarit Fatos Kongoli”.

Njoftim


100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, si një ngjarje historike kombëtare madhore, në rrafsh shkencor do të shënohet prej Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me organizimin e një Akademie solemne, me karakter kombëtar e ndërkombëtar që do të mbahet më datë 26 nëntor 2012, në Tiranë. Në të do të referojnë akademikë e profesorë, albanologë të njohur, studiues nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia dhe diaspora, si dhe historianë nga Gjermania, Italia e ShBA. Referuesit me punimet e tyre do të hedhin dritë në proceset historike që çuan në Shpalljen e Pavarësisë dhe në faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që kanë përcaktuar këto procese. Fjalor Enciklopedik Shqiptar është një vepër madhore që do të shërbejë për një kohë të gjatë si një nga burimet më të besueshme, objektive dhe ndërtuar sipas kriteresh të rrepta shkencore per çështjet më themelore që lidhen me shqiptarët, që nga origjina e tyre e deri në ngjarje aktuale.Rajonizimi Sizmik i RPSSH

 


Në kuadrin e 40-vjetorit të  krijimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më datë 12 nëntor 2012, në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë do të organizohet një Ceremoni Jubilare. Në këtë ceremoni do të jenë të ftuar rreth 50 presidentë të Akademive të Europës, “Anëtarët e Nderit” të Akademisë, personalitete të shpallura  “Nderi i Akademisë”, si dhe disa përfaqësues të shquar nga organizma ndërkombëtarë, me të cilët Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka  marrëveshje bashkëpunimi.

Prof. Titos Johalas pranohet Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lexo më shumë ...